Maqedoni
Rritja e çmimeve në treg, Bekteshi: Institucionet nuk bëjnë punën si duhet
29.08.2023 18:05
Rritja e çmimeve në treg përpos krizave të ndryshme vjen dhe nga institucione...

Rritja e çmimeve në treg përpos krizave të ndryshme vjen dhe nga institucione që nuk e bëjnë punën e tyre siç duhet, duke aluduar në Komisionin për mbrojtje të konkurrencës, thotë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai thotë se si qeveri punojnë për të mos u përshkallëzuar kriza, por njëkohësisht thotë se po punohet dhe në ndryshimin e ligjit për Komisionin për mbrojtje të konkurrencës.
“Unë akoma nuk kam dëgjuar një peticion nga ana e komisionit për mbrojtje të konkurrencës dhe ju si gazetar thirreni në informacione që ne i marrim dhe ne nuk mund të ndikojmë në komisionin e pavarur për konkurrencë, pasi që ai komision zgjidhet nga parlamenti i vendit.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Qyra: Jemi kundër ngrirjes së çmimeve, e jo masave
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë veri-perëndimore thonë se nuk janë kundër masave të Qeverisë, por janë kundër ngrirjes së çmimeve.
“Ne jemi për treg të lirë dhe në shtet tregu i cakton çmimet, çdo masë tjetër e qeverisë. Normalisht jemi pro masave, por jo pro inicimit për ngrirje të çmimeve, pasi që do të ndikon në cilësi në shërbim dhe në tregun e lirë.”, - theksoi kryetari i OEMVP-së, Mendy Qyra.
Institucionet e pavarura përfshirë dhe komisionin duhet të implementojnë politikat që i kanë sjellë deputetët, thotë ministri, Bekteshi.
GAZMEND REXHEPI
