Maqedoni

Gjykata civile, kërkesa për përcaktimin e vjetërsimit të borxheve

29.08.2023 18:38

Në Gjykatën Themelore Civile, Shkup, kanë filluar të vijnë ankesa nga qytetarët...

Në Gjykatën Themelore Civile, Shkup, kanë filluar të vijnë ankesa nga qytetarët, të cilët kërkojnë që t’u konstatohet vjetërsimi i borxhit. Ata kërkojnë nga gjykata të vërtetojë nëse përmbaruesit kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme kur i kanë refuzuar me konstatimin se nuk janë kompetent për të vendosur për vjetërsimin e borxheve të tyre.
 
Nga Gjykata Themelore Civile e Shkupit, thonë se pas këtyre ankesave, gjyqtari kompetent vendos brenda një periudhe prej 72 orëve, pasi të ketë përfunduar afati i përgjigjes së përmbaruesit. 
 
“Me rastin e vendosjes, objekt i vlerësimit të gjykatës është nëse përmbaruesi ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme gjatë ekzekutimit apo nuk ka ndërmarrë një veprim të caktuar juridik, varësisht nga pretendimet në ankesë dhe faktet në secilin rast konkret. Por, deri në këtë moment asnjë nga vendimet e marra nga kjo gjykatë, si gjykatë e shkallës së parë, nuk është bërë ligjërisht e detyrueshme, kështu që mund të konsiderohet se ekziston praktika e vendosur gjyqësore në trajtimin dhe vendosjen e çështjeve të këtij lloji.”, thonë për TVM-në nga Gjykata Themelore Civile, Shkup.
 
Nga Ministria e Drejtësisë për servisin publik, sqarojnë se ligji i marrëdhënieve dhe detyrimeve, përveç shumë çështjeve të tjera rregullon interesin kontraktor dhe penal, por edhe lëndët e vjetërsuara.
 
“Në nenin 349 (i cili nuk i nënshtrohet ndryshimeve ligjore) vërteton se gjykata nuk e merr parasysh vjetërsimin nëse debitori nuk i është referuar asaj. Ekzistojnë një mori depozitash ligjore, që rregullojnë sferën e vjetërsimit të kërkesave dhe të drejtave, të kërkohet kryerja e detyrueshme e obligimit, si heqje dorë nga vjetërsimi, njohja e borxhit dhe këto vendosen ekskluzivisht nga gjykata.”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
 
Ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe Ligjin për Përmbarim të miratuar nga Kuvendi, përveç që rregullojnë parashkrimin e borxheve, parashikojnë edhe pamundësinë që kamata të jetë më e lartë se borxhi.
 
Nga Oda e Përmbaruesve thonë se me këto ndryshime ligjore nuk janë të obliguar t'i përcaktojnë të drejtat e dikujt, sepse nuk duan të dëmtojnë asnjërën nga palët me vendimin e tyre. Në një nismë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Oda e Avokatëve konteston ndryshimet ligjore. Ata besojnë se në këtë mënyrë, në vend që të stimulohet disiplina financiare, qytetarët drejtohen të gjejnë mënyra për të shmangur pagesën.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU