Maqedoni

Ndalesë për automjete të rënda transportuese në kalimin malor Gjavatë

06.03.2015 19:16

Për shkak të reshjeve intensive të dëborës në kalimin malor Gjavatë, në orën 17:45 është vendosur ndaleës për lëvizje për automjete të rënda transportuese...

LAMM njofton se ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë - Dibër ende vlen.
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Borë me intesitet të dobët bie në pjesën veriperëndimore dhe jugperëndimore nga shteti, vende vende edhe borë nëpër rrugë.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë,Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia