Maqedoni

Parashikimi i motit

30.08.2023 08:43

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta...

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa rrebeshe shiu do të ketë në zonat malore, kryesisht në veri dhe disa zona në qendër të territorit. Pas mesditës pritet përmirësim i kushteve të motit në zonat e ulëta ndërsa mbeten me reshje të pakta zonat malore.
 
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C. Era do të fryjë me shpejtësi mesatae nga drejtimi jugperëndimorë.
 
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 31°C.