Maqedoni

Shkup, sanksionohen 236 shoferë, 74 për vozitje të shpejtë

30.08.2023 10:34

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 236 masa.
 
74 sanksione janë shqiptuar për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë shqiptuar 24 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.