Ahmeti dhe Thaçi urojnë 7 Marsin punonjësve të arsimit

07.03.2015 14:46

7 marsin, ditën e mësuesit u’a kanë uruar të gjithë mësimdhënësve dhe punonjësve në arsim,z lideret e dy partive me te medha shqiptare ai I BDI-së, Ali Ahmeti dhe I PDSH-së, Menduh Thaçi...

Në telegramin e urimit, Ahmeti shpreh respekt për kontributin ndër vite të mësimdhënësve, si dhe zotimin se “nuk do të ndalemi në përpjekjet tona të përbashkëta për të avancuar arsimin në gjuhën shqipe”.

“Cilësia në arsim, respekti për mësuesin bashkë me krijimin e kushteve më të mira në infrastrukturën shkollore kanë qenë dhe do të mbetën prioritete tona dhe udhërrëfyes në veprimet tona. Mësuesia gjithnjë ka zënë vend të veçantë tek unë dhe të gjithë ne, sepse mësuesit tanë zhvilluan mision kombëtar e ndriçues për të cilin ju jemi mirënjohës për jetë të jetëve, por njëkohësisht paraqet edhe detyrim prioritar për ne që ta vijojmë rrugën e shtruar nga gjenerata të shumta arsimdashësish” thuhet në telegramin e Kryetrait të BDI-së AliAhmet.

Kryetari i PDSH - së Menduh Thaçi, e vlerëson këtë ditë si “me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare”. Ai thotë se arsimi, kultura dhe gjuha janë, shpirti dhe mburoja e një kombi. “Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, kudo që ata vepruan. Vlera, dinjiteti dhe krenaria e kombit shqiptar janë atribute që ju takojnë vetëm mësimdhënësve tanë”, thuhet në urimin e Kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.

Ditën e arsimit shqip në emër të Qeverisë, të gjithë mësimdhënsve ua uroi  -zëvendëskryeministri Musa Xhaferri.

Në urimin e tij, Xhaferri shpreh konsideratat më të larta për detyrën dhe misionin e mësuesve. “Në këtë ditë nderojmë mësuesit për punën dhe kontributin e madh që kanë dhënë, japin dhe do të japin për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe, të gjuhës që e flasin të gjithë shqiptarët ku do që janë. Të nderuar mësimdhënës, Ne, bashkërisht do të vazhdojmë përpjekjet tona për avancimin e arsimit shqip dhe krijimit të kushteve më të mira për mësim të brezave të rinj, sepse, vetëm në këtë mënyrë mund t’i realizojmë qëllimet tona të përbashkëta” , thuhet ne uraten e Zvendeskryeminstrit Musa Xhaferi. (Sanije Kasami, TVM2)