Maqedoni

Çështja “Eurovia”, Osmani: Është zgjedhur çmimi më i ulët

30.08.2023 14:41

Nuk ka asnjë ndikim politik në përzgjedhjen e kompanisë “Eurovia” për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski”...

Nuk ka asnjë ndikim politik në përzgjedhjen e kompanisë “Eurovia” për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” për nevojat e takimit të Ministrave të OSBE-së, thotë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai sqaron se kompania ka ofruar çmimin më të ulët, i cili ka qenë kriteri i vetëm që ajo të pranohet nga Ministria e Jashtme. Çdo zgjedhje tjetër do të ishte shkelje e ligjit dhe dëmtim i buxhetit, tha Osmani. 
 
“Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka zgjedhur kompani, por kur ke një procedurë të hapur në të cilën çdo kompani mund të konkurrojë dhe kriteri yt i vetëm është çmimi 100 për qind, ajo që bën Ministria e Jashtme është vetëm renditja e tyre. Kur çmimi është 100 për qind, thjesht nuk vendos, as nuk mund të ndikosh dhe prandaj tema e ndikimit politik është absolutisht e pabazuar, sepse nuk vendosim asgjë, nuk vendos as komisioni, as unë. Thjesht rangohen çmimet në këtë rast, edhe sikur të ishte një denar, ne nuk kishim mundësi për një zgjedhje tjetër.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. 
 
Miteva: PTHP të hap procedurë
 
Nga Partia e Mickoskit akuzojnë pushtetin se nuk ka para për tekste, për barna, por ka para për kompanitë e të afërmve të tyre. VMRO –DPMNE kërkon që Prokuroria të hulumtojë rastin me kompaninë Eurovia.
 
“Nëse shikoni të dhënat e rritjes së të ardhurave, do të vërtetohet se vetëm në një vit, nga viti 2021 në 2022, ka një rritje prej më shumë se 100%, pra të ardhurat në vitin 2021 ishin 7.4 milionë euro dhe vitin e ardhshëm  ishte gati 15 milionë euro. Nëse të gjitha këto të dhëna nuk mjaftojnë që Prokuroria Themelore Publike të hap procedurë apo KShPK-ja të bëjë kallëzim për keqpërdorim të pozitës zyrtare, atëherë do të bëhet edhe një herë e qartë se BDI-ja dhe LSD-ja po mbrojnë interesat e tyre të biznesit përmes keqpërdorimit të parave të shtetit.”, - theksoi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva. 
 
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vendosur të hapë lëndë në lidhje me kompaninë “Eurovia”, për shkak se është  konstatuar se në rastin konkret ka elemente për veprim kompetent nga ana e Komisionit nga aspekti i materializimit, pasi që përfshinë shuma të larta, por edhe rreziqe për lidhje politike. 
 
SANIJE DURAKU