Dibër, 7 Marsi shënohet me shumë aktivitete
Edhe sivjet në Dibër 7 Marsi i njohur si dita e mësuesit u shënua në mënyrë dinjitoze me këngë e valle dhe recital nga nxënësit e shkollave të qytetit të Dibrës...

Pas vënjes së kurorëve me lule teë freskëta te përmendoret e iluministëve Said Najdeni dhe Josif Bageri, program kulturoro artistik u mbajt në qendrën për kulturë nga nxënësit e shkolës fillore Penestia fjale rasti dhe aktivitete të ndryshme reallizuan edhe nxënësit e gjimnazit të Dibrës 28 nëntori dhe ata të shkollës fillore Said Najdeni.
Në fjalën e rastit drejtori i shkollës fillore Penestia Ramadan Ymeri shprehu se në çdo kremtim të 7 marsit do të përmendim pa reshtur pishtarët e arsimit shqip.
7 marsi i vitit 1887 e deri më sot është një rrugë e mundimshme që shpalos faqet e ndritura të historisë së shkollës shqipe. (Atli Dema, TVM2)
