Maqedoni

Spasovski dhe Aggeler: Shënojmë rezultate të larta në luftën kundër migrimit ilegal

30.08.2023 16:38

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski...

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, njoftoi për rezultatet e arritura  në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Ai tha se në gjysmën e parë të vitit 2023 kanë  shkatërruar një grup të organizuar kriminal prej 17 anëtarësh, parandaluan 5,018 tentativa për kalime të paligjshme, u zbuluan 36 raste të kontrabandimit të 286 emigrantëve dhe  28 persona u ndoqën penalisht.
 
“Në afërsi të vendkalimit kufitar, në vendin e quajtur Vërshnik, nga ku mund ta shohim shtëpinë kontrolluese, nga ku praktikisht vëzhgohet i tërë kufiri jugor me pajisje të re bashkëkohore, e cila ndihmon t’u përgjigjemi sfidave të kohës, siç janë migracioni, krimi tejkufitar dhe terrorizmi.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Aggeler, tha se bashkëpunimi i ndërsjellë ka sjellë rezultate të lakmueshme dhe se ShBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë RMV-në me pajisje moderne  në luftën kundër dukurive negative, siç janë migracioni, krimi dhe terrorizmi e që kohëve të fundit paraqesin sfida të mëdha për vendin. 
 
“Bashkë me ministrin Spasovski jemi për vizitë në vendkalimin kufitar dhe qendrën rajonale jug. Bashkëpunimi mes RMV-së dhe SHBA-së tregon rezultate pozitive dhe të dukshme.”, - theksoi ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Aggeler.
 
Ministri Spasovski tha se janë arritur rezultate të mira edhe në bashkëpunim me “Frontexin”.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI