Lëvizja Besa në mënyrë ironike i ndau mirënjohje MASH-it
Lëvizja më e re politike në Maqedoni “BESA” me rastin e 7 Marsit, ditën e mësuesit, ndaU sot në mënyrë ironike mironjohje për Ministrin e Arsimit dhe Shkencës...

“Levizja BESA” përmes disa nxënësve dhe studentëve të cilët inprovizonin se janë përfaqësues të institucioneve arsimore dhe shkencore ironizoi me te arriturat dhe projektet e deritanishme te MASH-it.
“Duke përjetuar gjatë kësaj kohe sukseset me të mëdha të arsimimit shqip në Maqedoni, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, Lëvizja Besa ka organizuar një event që këtu të nderoj ministrin e arsimit , për të gjitha sukesest e kësaj ministrie dhe të tija personalisht. Janë sot këtu udhëheqësit e disa institucioneve arsimore e shkencore shqiptare në Maqedoni që kanë vendosur ta nderojn me mirënjohje ministrin Ademi”.
MASH-it në mënyrë ironike i ju ndan mirnjohje për “suksesin” e arritur me USHT, ndërrimin e katër emrave të shkollave fillore në Çair, ndërtimin e objektit të ri të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, ndertimin e shkolles se mesme në Komune e Sarajit, etj.
Aktivistet e “Levizjes Besa” përveç mirenjohjeve, në minsitrin e Arsimit do të dërgojn edhe një sistem periodik të elementeve. (Sanije Kasami, TVM2)
