Milevski shpall listën për takimet ndaj Italisë dhe Maltës
30.08.2023 16:43
Me pothuajse të njëjtën përbërje dhe dy debutues, seleksionuesi, Blagoja Milevski do të vazhdojë kualifikimet evropiane...

Me pothuajse të njëjtën përbërje dhe dy debutues, seleksionuesi, Blagoja Milevski do të vazhdojë kualifikimet evropiane dhe do ti zhvilloj duelet kundër Italisë në shtëpi (9 shtator) dhe ndaj Maltës si mysafir (12 shtator). Ekipi, në periudhën e ardhshme do të jetë pa shërbimet e kapitenit Stefan Ristovski, i cili u tërhoq nga për shkak të keqkuptimeve me përzgjedhësin Milevski, kështu që në periudhën e ardhshme shiriti i kapitenit do t'i takojë Enis Bardhit.
“Së pari, respekti im për të gjithë lojtarët është në nivelin më të lartë. Biseda jonë e fundit me Ristovskin ishte konstruktive, por unë e respektoj vendimin e tij. Më shqetësoi që e mora vesh vendimin e tij në rrjetet sociale. Nuk kam menduar për një kapiten, por Bardhi ka qenë më parë zv/kapiten dhe me siguri do të marrë detyrën si kapiten i parë tani. Pas tij vjen Dimitrievski”, deklaroi Milevski.
Sa i përket listës më të gjerë, për shkak të lëndimit do të mungojnë disa futbollistë – Marjan Radeski, Darko Çurlinov, e pasigurt është edhe paraqitja e Valon Etemit. Në ekip janë dy debutues, Ahmet Iljazovski dhe Dimitar Mitrovski, ish-përfaqësuesi i Maqedonisë për të rinjtë.
“Mitrovski dhe Iljazovski janë thirrur për shkak të paraqitjeve të tyre të fundit. Mitrovski po afirmohet seriozisht me lojërat e tij në Varazhdin dhe për këtë e ftova. Iljazovski, edhe pse nuk ishte i njohur për mua për një kohë të gjatë, në 4-5 vitet e tij të fundit ka luajtur një rol të rëndësishëm në ekipin e tij në Danimarkë. Për momentin, në këtë sezon, ai është standard dhe është detyra ime të thërras të gjithë lojtarët potencialë - të jenë pjesë e ekipit dhe të bëjnë një vlerësim më të detajuar të cilësive të tyre”, u shpreh Milevski.
Ekipi, grumbullimin e parë do ta ketë të dielën me 3 shtator, ndërsa gjashtë ditë më vonë, në Shkup do të zhvilloj ndeshjen ndaj kampionit aktual të Evropës, Italisë.
