Maqedoni
Organizata e konsumatorëve: Të ngrijnë çmimet e produkteve themelore
30.08.2023 16:56
Kryetarja e Organizatës së konsumatorëve, Marijana Lonçar Vellkova...

Kryetarja e Organizatës së konsumatorëve, Marijana Lonçar Vellkova, kërkon një veprim të menjëhershëm për të ngrirë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Një thirrje e tillë ka ardhur si pasojë e rritjes së konsiderueshme të çmimeve, që, siç shprehu Vellkova, po i ngarkon më tepër qytetarët dhe konsumatorët.
“Ushqimi dhe shërbimet publike marrin një pjesë të madhe të buxhetit të çdo familjeje dhe ndikojnë shumë tek ne. Ne kemi reaguar tashmë dhe më parë kemi reaguar që të ngriheshin çmimet. Ka pasur edhe marzhe, nuk kemi qenë të dakorduar t'i ulim marzhet, kemi qenë kryesisht për ngrirjen e çmimeve. Edhe pse e dinim që ishte një masë populiste, se kemi një ekonomi tregu, se nuk kemi një ekonomi të planifikuar, megjithatë, në situata të tilla krize, ne kemi edhe bazën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të konsumatorit për të pasur akses tek produktet kryesore, veçanërisht ushqimin.”, - deklaroi kryetarja e Mbrojtjes së konsumatorit, Marijana Lonçar Velkova.
Lonçar Velkova ka theksuar se është e rëndësishme që Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës të monitorojë situatën me kujdes. Ajo bën thirrje që të verifikohet nëse ka indikacione të bashkëpunimit të paligjshëm të tregtarëve për të ngritur çmimet në mënyrë të pajustifikuar, që mund të përbëjë një shkelje serioze të ligjit të konkurrencës. Sipas ekspertëve, kjo është një masë e keqe. Ata thonë se do t'i ndihmojë përkohësisht qytetarët, por në afat të gjatë do ta pengojë ekonominë.
“Në të vërtetë, po të shikosh se çfarë po ndodh në tregje, kemi një rritje të çmimeve të shumicës së produkteve ushqimore, që natyrisht nxit inflacionin dhe ndikon në standardin e popullsisë.”, - theksoi profesori universitar, Dragi Dimitrievski.
Ndërsa nga Oda Ekonomike e RMV-së deklaruan se në asnjë rrethanë nuk duhet të ngrihen çmimet e produkteve bazë dhe këtë e kanë thënë edhe në takimin me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
SEDAT SELIMI
