Irak, vriten 32 pjesëtarë të ISIL
Në operacionet kundër organizatës terroriste ISIL në Irak kanë humbur jetën 32 militantë, raporton Anadolu Agency...

Komandanti i forcave operacionale në Enbar, Kasim el-Muhammed, tha se avionët e forcave të koalicionit kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave të ISIL në rajonin Kerme i cili ndodhet 13 km larg Falluxhas.
Muhammed thekson se në sulme kanë humbur jetën 27 militantë të organizatës. Ai më tej shton se operacionet e forcave të sigurisë së Irakut janë në ditën e tretë për të arritur kontrollin e rajonit Kerme dhe se është duke përparuar me ngadalë për arsye të minave shpërthyese të vendosura nëpër rrugët e rajonit.
Ai ka deklaruar se militantët e ISIL të cilët ndërmorën sulme ndaj pikave të kontrollit në rajonin Havz të Ramadit janë zmbrapsur dhe se në konflikt kanë humbur jetën 5 militantë. Konfliktet në Irak janë në vazhdimësi që prej 10 qershorit të vitit të kaluar kur ISIL mori nën kontroll Mosulin.
Ushtria e Irakut dhe forcat Peshmergë ndërmarrin operacione për të çliruar territoret të cilat janë nën kontrollin e organizatës. Ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA mbështesin me sulme ajrore ushtrinë e Irakut.
