Maqedoni

Sindikata e hekurudhave në grevë, kërkojnë pagesën e plotë dhe kushte më të mira

31.08.2023 15:37

Të punësuarit në hekurudhat e Maqedonisë për gati një javë janë në grevë....

Të punësuarit në hekurudhat e Maqedonisë për gati një javë janë në grevë. Të revoltuar kërkojnë pagesën e plotë të muajit korrik dhe kushte më të mira pune. Ata thonë se vetëm në këtë mënyrë sërish do të lëvizin përsëri trenat e pasagjerëve dhe mallrave. 
 
“Kërkesë për rritjen e koeficientit, kërkesë për huazimin e dy lokomotivave nga jashtë, kërkesë për përmirësimin e kushteve të punës.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së Hekurudhave, Toni Dimovski.
 
“I thërras të dy ndërmarrjet, atë infrastrukturore dhe të transportit, që së bashku me sindikatat, së bashku me ministrin e Transportit, nëse mundet edhe kryeministri, të bëjnë një zgjidhje, sepse kjo situatë siç po e shikoni është e vështirë, çdo muaj është problem i pagës.”, - u shpreh kryetari i Sindikatës së pavarur, Marjan Ristevski.
 
Nga Sindikata e pavarur thonë se nëse nuk i plotësojnë kërkesat e tyre, atëherë do të lëshojnë vendet e punës. Nga ana tjetër, menaxhmenti i hekurudhave të Maqedonisë vlerëson se bojkoti është i kundërligjshëm, sepse është shkelur Ligji për Marrëdhëniet e Punës dhe Kontrata Kolektive. Nga aty thonë se motivi nuk janë të ardhurat, por përfitimi personal i individëve. 
 
BELINDA KOKA ADEMI