Atlanta mundi Klivlendin e Xhejms

07.03.2015 16:27

Atlanta Hawks, arriti ta mposht King Jamesin dhe kompaninë e tij, në Philips Arena me rezultat 106-97...

Dy skuadrat e forta të Lindjes, Atlanta Hawks dhe Cleveland Cavaliers, dje u përballën në Philips Arena.

Që të dyja skuadrat, i dhuruan shikuesve spektakël, por nga dueli duhet të dilte vetëm një fitues, e këtë e arriti Atlanta, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 106-97. Al Horford me 19 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, u dallua më së shumti te shqiponjat, derisa u ndihmua edhe nga Paul Millsap e Jeff Teague me nga 16 pikë secili. Në anën tjetër, 20 pikët e Kyrie Irvingut, nuk mjaftuan për ta ndalur Atlantën. Kjo ishte fitorja e gjashtë me radhë e Hawksit, derisa i kanë 49 në përgjithësi dhe me 12 humbje gjenden në maje të Lindjes. Kurse Clevelandi gjendet në pozitën e katërt me 39 fitore e 25 humbje.

Washington Wizards zhvilloi një sfidë me dy fytyra përballë Miami Heat duke arritur të dhurojë një paraqitje spektakolarë në dy periodat e dyta për të kaluar me vështirësi 99-97 skuadrën nga Florida. Wizards tani mbeten në vendin e pestë të Konferencës së Lindjes me 35 fitore dhe 7 humbje.

Ndërsa situata mbetet kritike për Miamin pasi ish kampionët aktualisht mbeten jashtë zonës play off për shkak të një sezoni shumë të dobët që po zhvillojnë me 27 fitore dhe 34 humbje.