Maqedoni
Shaqiri: Më 7 shtator do të miratohen edhe librat e fundit për klasën e gjashtë
01.09.2023 13:53
Në krahasim me vitine kaluar shkollor, fillimi i këtij është më i suksesshëm, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës...

Në krahasim me vitine kaluar shkollor, fillimi i këtij është më i suksesshëm, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i pyetur për vlerësim të fillimit të vitit shkollor 2023/24 duke pasur parasysh vonesën e librave për klasën e gjashtë dhe paqartësitë rreth bashkimit të disa lëndëve në këtë klasë.
“Në periudhë prej një viti arritëm në arsimin fillor të miratojmë dhe njëkohësisht të shtypim dhe dorëzojmë në shkolla mbi 50 tituj të librave. Për këtë vit shkollor i përfunduam të gjitha procedurat në afat prej nëntë muajve nga dorëzimi i të gjitha programeve të reja (mësimore) për klasën e tretë.”, deklaroi Shaqiri.
