ÇAIR

Qerimi:Procesi i legalizimit po ecën mirë

07.03.2015 16:32

Nga 9800 kërkesa sa janë dorzuar në Komunën e Çairit për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi autoritet vendore thonë se rreth gjysma prej tyre janë trajtuar...

Udhëheqësi i departamentit juridik Rami Qerimi thotë se procesi ka vajtur mirë ndonëse janë përballur me vështirësi të natyrave të ndryshme.

“Në Komunën e Çairit realisht ka mbi  9800 kërkesa. Ky proces deri tani ka shkuar mirë edhe pse ka shumë probleme. Deri tani pothuajse gjysma e këtyre kërkesave janë trajtuar me atë që një pjesë e madhe prej tyne veç më i kanë marrë aktvendimet të plotfuqimshme, një pjesë janë në pritje të marrjes të tyre” – tha Udhëheqësi i departametit juridik – Çair, Rami Qerimi.

Qerimi numron problemet me të cilat janë përballur palët dhe autoritetet vendore gjatë këtij procesi ndër të cilat më të theksuara janë shfaqur problemet pronsoro-juridike.

“Problemet më të theksuara që paraqiten gjatë procesit  është eksponimi i tokës i cili realisht ndal shumë procesin dhe kjo varet shumë prej kadastrës kjo është një ndër pikat kryesore problematike pastaj kemi privatizimin e pronave i cili në një pjesë të tokës e cila është privatizuar dalin pronarët e ri dhe normalisht që këto çështje pronsoro-juridike duhet të rregullohen dhe çështja e parregulluar e statusit të tokës e cila ka qenë me vite problem i bartjes së pronsisë” - tha Udhëheqësi i departametit juridik – Çair, Rami Qerimi.

Qerimi beson se autoritetet vendore në afatin e caktuar do ta përmbyllin këtë proces ndërsa sa u përket problemeve pronsoro-juridike  ai  thotë se do të zgjidhen në kudër të ligjeve, respektivisht të gjithë ata që kanë bërë kërkesa dhe i plotsojnë kushtet të marrin  aktvendimet për legalizimin e objekteve.

Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë ata që kanë kërkuar legalizim të objeketev të dorzojnë elaboratet në mënyrë që të trajtohen me kohë. (Naim Ramadani, TVM2)