Maqedoni

Strazhë, një autobus është kapluar nga zjarri

01.09.2023 15:14

Një autobus është përfshirë nga zjarri në vendbanimin Strazhë derisa po udhëtonte në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. ..

 
Një autobus është përfshirë nga zjarri në vendbanimin Strazhë derisa po udhëtonte në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. 
 
Nga SPB Tetovë informojnë se paradite rreth orës 11.20 është raportuar një rast i përfshirjes në flakë të një automjeti. 
 
“Sipas raportimit, në SPB Tetovë, në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, ndërsa rreth tre kilometra para vendit “Strazhë”, është përfshirë në flakë një autobus i cili ka qarkulluar në drejtim të Kërçovës. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar nëpunës policorë nga DPB-së Gostivar dhe një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit”, thekson Marjan Josifoski nga SPB Tetovë.  Sipas informacioneve fillestare nuk ka persona të lënduar dhe sa dëm është shkaktuar.