Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Opozita të bashkëngjitet, rrezikojmë pasoja

01.09.2023 16:10

Kryeminstri Dimitar Kovaçevski i bën sërish thirrje opozitës maqedonase që t’i shmaget izolimit dhe të koncentrohet...

Kryeminstri Dimitar Kovaçevski i bën sërish thirrje opozitës maqedonase që t’i shmaget izolimit dhe të koncentrohet në eurointegrimin e vendit. Ripërsërit pasojat e mundshme nëse nuk qëndrojmë në bllok me vendet më të avancuara rajonale drejt eurointegrimit, por edhe përqëndrimin e BE-së dhe SHBA-së ndaj nesh, partnerët strategjik të cilët vitin e ardhshëm kanë zgjedhje dhe mund të mos e kenë fokusin ndaj vendit tonë.
 
“Ne për momentin ballafaqohemi me bllokadën  në shtet  prej brenda. Nuk guxon opozita jonë të mbetet koalicion i izolimit, siç ka qenë deri tash dhe mendoj se kemi kohë të mjaftueshme para nesh dhe ta ndryshojnë mendimin dhe për herë të parë në histori të shtetit të përkrahin vendim për integrimin e RMV-së në BE. Nëse nuk i miratojmë vendime, do të na përsëritet ajo që na ndodhi në vitin  2008. Edhe Serbia edhe Shqipëria edhe Mali i Zi do të shkojnë para nesh ndërsa ne do të mbetemi në shoqëri me Bosnjë Hervegovinën dhe Kosovën.”, tha kryeminstri Dimitar Kovaçevski. 
 
Pendarovski: Mund të jemi anëtare para vitit 2030, pengon opozita
 
Ndërkohë, presidenti i shtetit është optimist se vendi ynë mund të bëhet anëtare e BE-së edhe para tashmë afatit të shumëfolur, 2030, me kusht që opozita mos të krijojë obstruksione.  
 
“Dilemë e qartë! Ose janë për në Evropë ose kundër. Ne kemi shtatë kombe në Kushtetutë, a është problem të shtohen edhe gjashtë? Si do ta rrezikojë kjo Maqedoninë? Nëse keni arsye politike, prisni që zgjedhjet e ardhshme që të vini në pushtet dhe pastaj mendoni për Evropën dhe dy të tretat e Kushtetutës, kjo është çështje tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për mendim strategjik, por për mendjengushtësi që bie ndesh me interesat strategjike të Maqedonisë.”, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. 
 
Kovaçevski dhe Pendarovski pohojnë se deklaratat e fundit të institucioneve të BE-së që u komentuan në opinion mbi afatin e integrimit të rajonit dhe të presidentit Makron për Evropën me shpejtësi të dyfishta, nuk janë diçka e re dhe se nuk kanë thënë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë pjesë e unionit, madje Pendarovski përkujton Francën si sponzorues të kornizës negociuese evropian të miratuar vitin e kaluar.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU