Maqedoni
Banorët e konjares para Kuvendit, kërkojnë ti merret leja kompanisë “Europrogres”
01.09.2023 16:25
Banorët e fshatrave Konjare e mesme kërkojnë nga Ministria e Ekonomisë që kompanisë “Europrogres”...

Banorët e fshatrave Konjare e mesme kërkojnë nga Ministria e Ekonomisë që kompanisë “Europrogres”, ti meret leja për gërmim, pasi po shkaktuar pasoja të mëdha, duke filluar që nga mos pasja e uit për pije, ndotja, tharja e tokës pjellore etj. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, mbështet kërkesat e banorëve, së bashku me të cilët para Kuvendit shprehën indinjatën e tyre të thellë se si po shkatërohet një fshatë me mbi 5000 banorë, vetëm për tu mundësuar individve të caktuar të përfitojnë.
“Kam thënë shumë më tepër për ekocidin në atë regjion të shtetit tonë, pikërishtë për këtë arsyje thirrjet e mija kanë qenë në drejtim të organeve kompetente që të konstatohet e vërteta për tju dal në ndihmë qytetarëe. I bëj thirrje edhe ministrave, inspeksioneve dhe gjithave instancave tjera, a thua a mundet dikush të mohon se janë krijuar krater si rezultat i gërmimeve, disa prej tyre për shkak të ujrave nëntokësor a nuk janë shëndëruar në moqale. Ish këndi i lojrave për fëmijë në konjarën e epërme tani është shëndëruar në një kodër prej rrëre. Për mua nuk ka asnjë mëdyshje se nxjerrja e rrërës në këtë zonë shkatëron mjedisin dhe cilësin e jetës të popullsisë vendase, dhe për këtë arsyje konsideroj se koncesioni për gropim duhet përsëri të ndërpritet.”, deputeti i ASh-së, Halil Snopçe.
Kompanija në fjalë në drejtim të deputetit Snopçe ka dërguar edhe një letër, në të cilën thuhet se nëse deputeti nuk kërkon falje brenda 48 orëve do të përballet me organet e drejtësisë, kurse banorët janë thirrur në polici, dhe të njëjtit kanë pohuar se ndaj tyre po ushtrohet presion.
“Ne kemi problem të madhë sidomos ne të cilët jemi të angazhuar me këtë problem. Une personalishtë mbi 20 herë kamë qenë në stacion policor, vetëm pse kamë dal me mbrojtë jetën time dhe të fëmijëve të mi. Ne jemi kategorit që mu ndërpre kjo dhe do të qëndrojmë kështu deri në fund.”, tha Halim Emini, banorë i fshatit Konjare.
“Edhe opinion, edhe faktorët politik edhe Qeveria e dinë se me qka po përballemi, dhe ky problem daton qysh para 20 viteve apo nga viti 2008, por përkundër reagimeve tona institucionet kanë me vesh të mbyllura.”, tha Senad Samiç, kryetar i bashkësis lokale Konjare e Mesme.
“Një kohë të gjatë jemi duke u përballur me presione, kushtëzime dhe kërcënime, dhe po na shkaktojnë shumë dëme ministritë përkatëse, sepse kemi ardhur në situatë të mos kemi ujë për pije. Nëse dëshironi të shihni se me qfar katastrofe ekologjike po përballemi ju lutem të na vizitoni.”, tha Rade Spasovski, kryetar i bashkësis lokale Konjare e Epërme.
Kompanisë në fjalë në vitin 2021 u ju kishte marrë koncesioni, sepse sipas banorëve asaj kohe ishte konstatuar se nga këto gërmime po shkatërohet ambineti jetësor, por të njejtës ndërkohë i është ndarë përsëri koncesioni i njejtë.
FITIM KRYEZIU
