Maqedoni

Enti shtetërorë i statistikave: Në tremujorin e dytë 4000 foshnje më pak

01.09.2023 16:39

Popullësia në RMV po shënon rënie thonë nga Enti shteteror i statistikave....

Popullësia në RMV po shënon rënie thonë nga Enti shteteror i statistikave. Sipas të dhënave të Entit ky trend negativ ka rezultuar që në tremujorie  dytë të vitit 2023 të kemi mbi katër mijë foshnje më pak se në periudhën e vitit paraprak. Sipas të dhënave, rritja natyrore është negative për, 711 persona, përkatësisht numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve.
 
“Në tre mujorin e dytë të vitit 2023 janë lindur 4.019 fëmijë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar ka ulje prej 8.9%. Numri i të vdekurve në tremujorin e dytë të këtij viti shënon rënie prej 0.5% në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.”, thonë nga Enti shtetëror i statistikës. 
 
Të dhënat e entit të statistikës flasin edhe për rritjen e shkurorëzimeve në krahasim me vitin e kaluar.
 
“Në tremujorin e dytë të vitit 2023 ka pasur 3.228 kurorëzime dhe është për 10.9% më shumë se tremujori i vitit të kaluar. Po ashtu në këtë tremujor ka pasur edhe 467 shkurorëzime.”, thonë nga Enti shtetëror i statistikës.
 
Në rënien e numrit të popullësisë dhe rritjen e shkurorëzimeve ka ndikuar edhe emigrimi i i të rinjve jashtë vendit. Vendi ka një problem serioz me emigrimin e të rinjve, mbajtjen e popullsisë së re në vend dhe plakjen e përgjithshme të popullsisë. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002, përqindja e të rinjve nga numri total i popullsisë është 24 përqind, ndërkaq në 2021 është 18 përqind, që është një rënie për 6 përqind. Trendi i shpërnguljes është më i lartë në komunat e Aerodromit, Mavrovës dhe Rostushës, ndërkaq rritje për dy përqind ka vetëm në Likovë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI