Maqedoni
Këshilli Gjyqësor fton ministrin Lloga të jetë më aktiv
01.09.2023 16:59
Pas përplasjeve dhe akuzave të fundit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor...

Pas përplasjeve dhe akuzave të fundit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor sa i përket punës së Këshillit Gjyqësore dhe gjendjeve të konstatuara në disa gjykata, ky i fundit sërisht bën thirrje ministrit të drejtësisë Lloga, që të jetë më aktiv dhe të marrë pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor dhe të ndihmojë në tejkalimin e problemeve.
“Është e vërtet se në periudhën e fundit nga Ministra e drjetësisë, përmes ministrit, ka pikpamje të shpeshta sa i përket punës së Këshillit Gjyqësorë dhe gjendjeve në disa Gjykata. Do të deklaroj se kjo është pikpamja e tij, por mos të harrojmë se Ministri i Drejtësisë është antarë i Këshillit gjyqësor. Në çdo seancë sipas detyrës zyrtare është ftuar, i dërgojmë materialet, procesverbalet për punë dhe presim që në ineres të jurisprudencës është që ai të jetë aktiv, të kontribon për problemet me të cilat ballafaqohemi.”, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sasho Georgiev.
Ndërkohë, përshkak të mungesës së interesit, Këshillit Gjyqësor vazhdon t'i mungojë një antarë nga rradhët e gjykatësve suprem.
“Ka kaluar konkursi dhe është e saktë se nuk është paraqitur as një kandidat nga Gjykata Supreme. Atë do ta konstatojë Komisioni kompetent se nuk ka kandidatë dhe do të ketë shpallje të re. Presim të ketë përfaqësues nga Gjykata Supreme, është e drejtë e tyre në bazë të Ligjit dhe Kushtetutës që të kenë përfaqësues për zgjedhjen e problemeve aktuale. Ishte periudhe e pushimeve verore dhe ishim të detyruar të veprojmë në bazë të afateve. Edhe kjo mund të ketë ndikimin e sajë.”, tha Georgiev.
Pas publikimit të informacioneve nga Këshilli Gjyqësor sa i përket kontrollit të punës në Gjykatën Penale në Shkup, ku u raportua se seancat gjyqësore në masë të madhe janë anuluar përshkak të mungesave të prokurorëve publik ka reaguar Kryeprokurori, Lubomir Jovevski. Ai ka kërkuar raport me të detajuaj se cilat lëndë janë anuluar për shkak të mungesës së prokurorëve publik dhe me cilat arsyetime. Jovevski kërkon nga Shefi i proukororisë për krim të organizuar dhe korrupsin dhe shefi i prokurorisë themelore në Shkup që të thërrasin kolegjium dhe të inicojnë procedura disciplinore për prokurorët për të cilët do të konstatohet se pa aryse kanë munguar në seancat gjyqësore.
FLORIJE BELULI KAMBERI
