7 Marsi, mësuesit gjithmonë të gatshëm për misionin e shenjtë

07.03.2015 16:49

Roli i çdo mësuesit është i një rëndësie të vecantë në cdo shoqëri...

Kontributi i mijëra mesuesve për arsimimin dhe edukimin e brezit të ri është i shenjtë dhe i mundimshëm, kërkon angazhim durim, devotshmëri  dhe kreativitet, ndërsa ndihmon në zhvillimin e identitetit individual të fëmijëve.

Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit e  parë që na  mësuan shkronjat shqipe. Misioni vazhdon, dhe mesuesi cdo here eshte i gatshem qe nje pjese bukur te mire te dites tua kushtoje nxenesve, qoft ne zbulimin e telentit per sfere te ndryshme te jetes, art, letersi, shkenca natyrore apo prirje per muzike.

TVM2 per kete morri konfirmim edhe nga vete  drejtuesit e shkollave fillore te komunes se Cairit. Drejtori i shkollës Ismail Qemajli, Kadri Agushi thotë se ka mjaftë nxënës të talentuar që kanë marrë pjesë nëpër gara dhe kanë korrur suksese. Cdoherë duhet kushtuar rëndësi nxënësve, sepse vetëm në këtë mënyrë arrijnë suksese në fusha të ndryshme.

“Përpara ka qenë shkumsi edhe shkopi, tash janë ndryshuar ato gjëra dhe ne ndoshta nuk mund të ngjitemi në këto reforma shumë të shpejta që vijnë...kemi artist shumë të mirë vilonist kemi nxënës që arrijnë shumë suksese të larta edhe në shkollë fillore por jo t ë gjithë sepse asnjëherë skanë qenë të gjithë,mirëpo duhet ne më shumë tu japim hapësirë,tu japim mundësi që ata të shkojnë përpara” – tha Drejtori i shkollës  fillore “Ismail Qemajli”, Kadri Agushi.

“Dita e mësuesit është një ditë që mezi e presim si ne arsimtarët ashtu edhe nxënësit ta shprehim talentin, dashurinë ndaj arsimtarit, kemi pasur mjaftë punime…fëmijët punojnë janë  shumë të aftë kanë ide mjaftë janë të talentuar dhe gëzohem që kam kështu gjeneratash edhe që po vijnë gjenerata të mira edhe më të mira” – tha Teuta Imeri, Arsimtare e artit figurativ.

Përvjetori i Mësonjëtores dhe Dita e Mësuesit shënojnë një nga elementët kryesorë të Rilindjes, kur përpjekjet e atdhetarëve nën drejtimin e Komitetit Kombëtar sollën çeljen e shkollës së parë të mirëfilltë kombëtare shqipe, të caktuar në qytetin e Korçës më 7 mars 1887.(Vlora Latifi – TOPOJANI, TVM2)