Maqedoni

Nebiu ndan 900 çanta për nxënësit e çashkës

01.09.2023 17:36

Nxënësit e komunës së Çashkës vitin e ri shkollorë e filluan me çantat e reja...

Nxënësit e komunës së Çashkës vitin e ri shkollorë e filluan me çantat e reja dhuratë nga Agjencioni për menaxhim me pronën e konfiskuar. 
 
Drejtori i Agjncionit Driton Nebiu dhe Drejtori Ispektorati Shtetëror të Arsimit Halit Ferati ju ndanë nxënësve të komunës së Çashkës çanta me pajisje shkollore. 
 
Siç bëri të ditur drejtori Nebiu: Nxënësve në komunën e Çashkës iu ndanë 900 pako me mjete shkollore. Tanimë prona dhe mallrat e konfiskuar nuk kalben e prishen nëpër depo siç ka ndodhur në të kaluatën, por ato i kthejmë në pronësi të qytetarëve dhe institucioneve ku poashtu janë në interes të qytetarëve, ka theksuar Nebiu, duke paralajmëruar vazhdimin e donacioneve të këtilla.