Maqedoni

VMRO-DPMNE: Xhaferi ti nxjerr në votim ndryshimet kushtetuese

01.09.2023 18:09

Deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmërojnë kërkesë deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi...

Deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmërojnë kërkesë deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për vazhdimin e seancës për amendamentet kushtetuese, përkatësisht nxjerrjen në votim. 
 
“Kërkojmë që të mos zvarritet procedura dhe të mos keqpërdoret pozita për të shtyrë seancën e ndryshimeve kushtetuese. Do të respektohet vullneti i qytetarëve dhe interesi i tyre për të mos u dorëzuar para kërkesave për të bërë kompromise në dëm të interesave shtetërore”, thonë VMRO-DPMNE-së. 
 
Por kryeparlamentari Xhaferi dit më pare ka bërë të ditur se ai do ta thërras seancën në momentin që vlerëson se janë krijuar kushtet për votim, pasi këtë ia lejon rregullorja.