Maqedoni

Aksion policor në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup

01.09.2023 19:48

Në Klinikën e Onkologjisë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup...

Në Klinikën e Onkologjisë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, është duke u realizuar aksion policor.
 
Një pjesë e mediave raportoi se aksioni vjen pas publikimit të informacioneve se punonjësit e klinikës në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.
 
"Ministria e Punëve të Brendshme, pas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, me urdhër të siguruar të gjykatës, në procedurë para hetimore po ndërmerr veprime për sigurimin e provave që do t'i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës për të hetuar shenjat e mundshme të krimi.", thonë nga Prokuroria Publike.
 
Nga MPB paralajmërojnë se pas përfundimit të aksionit do të shpërndajnë më shumë informacione, në koordinim me Prokurorinë Publike Themelore