Arsim: Veteranët, duhet rritur cilësia në arsim
Procesi arsimor në vendin tone po përballet me sfida të natyrave të ndryshme...

Kështu vlerësojnë veteranët e arsimit te ftuar ne emisionin Forumi Rinor, kushtuar pikerisht dites se mesuesit, të cilët thonë se nuk duhet harruar idealet e mësuesve të pare të Korcës për edukimin e brezave të rinj.
Gjeneratat e reja duhet të pajisen me dituri vlerësoi veterani i arsimit shqip ne Maqedoni Tahir Zajazi, i cili me këtë rast kërkon ndihmën e shtetit amë Shqipërisë.
“Është faktkeqësi e madhe se gjeneratat e reja pajisen me diploma por jo edhe me dije dhe me forca kreative. Ipropozoj Edi Ramës apo shtetit amë i cili është i obliguar për shqiptarët gjithandej që të realizohet shkollim i mirëfilltë me metoda aktive ku nxënësi është në qendër të vëmendjes” – tha veterani i arsimit, Tahir Zajazi.
“Nëse në një klasë ka 100 apo 80 student është e pamundur që të organizohen metoda interaktive por edhe nëse zbatohen duhet të kete fidback nga nxënësit sepse 80 % nga arsimtarët përdorin metoda klsakie” – tha profesoresha, Ajten Qamili.
“Trajnimet behen, por shprese që arsimtari do të vazhdojë punën me atë trajnim ne nje periudhe te pacaktuar nuk ka, nga arsyja sepse pas një viti mund të vije lloj trejtër I trajnimit dhe sa adaptohet arsimtari dhe nxënësi, kjo gje ndryshon, dhe unë për vete më duket se trajnimi më i mire është që arsimtari të përkushtohet që nxënësi të dije dhe nuk i duhet trajnim” – tha mësuesi, Feriz Mjaku.
Gjeneratat e reja duhet të përfitojnë njohuri dhe duhet punuar më intensivisht për rritjen e cilësisë në arsim, thane njohësit e mir të kësaj çështjeje. (Flutura Rahimi – LATIFI, TVM2)
