Qytetarët ankohen nga kontrollorët e NPQ-së

08.03.2015 15:22

Udhëtimet e shpeshta me autobuset transprotit publik shumë qytetare mund ti pershkruajne si te lodhshme dhe jo te preferuara per çdo dite, sepse perveç fluksit te madh te udhetareve ne disa numra autobusesh, koheve te fundit po verehen edhe sjellje jo dhe aq ne nivel nga ana e kontrolloreve...

Në rast se kontrollori u takon  pa bilet në dorë, mund te vini deri ne situate  edhe te konflikit verbal. Ata te cilet me shpesh po perballen me kete dukuri jane te rinjte, ku dikush me, apo pa fajin e tij, nuk ka as bilet e as mujore.

Të anketuarit e TVM-2  dëshmojnë se se të paktën  dy  herë në jetë kanë  hyrë në konflikt me kontrollorët e NPQ-së. 

“Se di si tju themë, ndonjë  sillen mirë ndonjëhere keq, mirëpo  nëse analizojmë më thell mund të themë se në të shumtën e rasteve kontrollorët e NPQ-së janë arogant...”

“Janë arogantë nuk na lejojnë  të hyna nëpër autobusa, na denojnë na kërkojnë para etj...” – thanë dy qytetarë të anketuar nga TVM2.

Nga Ndërmarja Publike e Transportit  nuk gjeten kohe per tu prononcuar rreth çështjes ne fjale. Edhe përkunder perpjekjeve te shumta,TVM-2  nuk arriti të siguroj përgjigje, se sa ankesa gjithsej  ka marrë  kjo ndërrmarje nga qytetarët  të cilët janë ankuar nga sjellja e keqe  e kontrollorëve. 

TVM2  kerkoi gjithashtu pergjigje  per  menyren e  e denimit te  kontrolloreve. Nuk patëm mundësi të marrim informacione  gjithashtu se sa është numri i personave të kapur pa bileta nëpër autobusa. 

Nje nga arsyetimet e kesaj ndermarrje  ishte edhe fakti i ndryshimeve ne postet udheheqese  qe jane bere ne Nderrmarrjen transporti Publik. (Rexhep Qamili, TVM2)