Maqedoni

Aktivitet nga “Women Alb World”, “ Shoqëria fillon me të drejtat e gruas”

02.09.2023 16:10

Shoqëria jonë do të integrohet vetëm nëse integrohen gratë, u tha në panelin...

Shoqëria jonë do të integrohet vetëm nëse integrohen gratë, u tha në panelin me moton “ Shoqëria fillon me të drejtat e Gruas” të organizuar nga Shoqata Internacionale “Women Alb World.
 
Qëllimi i këtij aktiviteti është prezentimi i shërbimeve “Media WAW” dhe zhvillimi i tyre nëpërmjet qëndrave multifunksionale “ Shtëpia e gruas WAW” do të sigurojë për gruan shqiptare Mbrojtje-Edukim-Pavarsi kudo ku ajo jeton. 
 
“Tema e cikleve të aktivitetit është “Shoqëria fillon me të drejtat e Gruas”, ka për bazë promovimin e një aplikacioni për tre shërbime bazë të grave që janë: Mbrojtja e saj nga të gjitha format e dhunës, edukimi dhe integrimi I gruas, dhe së treti sipërmarrja e saj.Ky cikël i aktiviteteve zhvillohet në rajonët shqipfolëse me qëllim që të mundësohet qasja institucioanale me komunat, që përvec këtij aplikacioni që do të jetë online, ne duam ta kemi atë edhe nëpërmjet qendrave të “Shtëpisë WaW’ të gave ku të jenë qendra multufunksionale që të kryejn këto shërbime edhe fizikisht për gratë”, u shpreh kryetarja e “Women Alb World”, Mirela Mezani.
 
Sipas psikologes Fitore Bajrami Abdi, njëherësh edhe professor universitar, gruaja ka shumë potencial, por nuk ka mbështetjen e duhur.
 
“Ajo për të cilën në kemi nevojë është mbështetja, fillimisht nga familja, pastaj  mbështetja e institucioneve. Gruaja ka nevojë për mbështetje për shkak se ajo e ka dijen, ka mundësinë të shpërthejë përpara por nuk mundet vetëm. Ka nevojë për njerëz që do ta ndjekin pas ate dhe modelin e saj. Një gjë që është e mirë në vendin tonë është që nuk kemi diferenc në paga, por përfaqësimi i gruas në poste më të rëndësishme nuk është në vendin e duhur”, theksoi psikologja Fitore Bajrami Abdi.
 
Në këtë aktivitet u  ofrua mundësia për ekspozim të produkteve të artizanatit të gruas shqipfolëse.“Women Alb World” është shoqatë internacionale për gratë shqiptare në botë me seli në Gjenevë të Zvicrës. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU