Maqedoni
Alternativa, deponia në Nikushtak rrezik për qytetarët
02.09.2023 16:32
Reagimeve lidhur me deponinë në fshatin Nikushtak , si ndotës më i madh i ambientit jetësor në këtë zone...

Reagimeve lidhur me deponinë në fshatin Nikushtak , si ndotës më i madh i ambientit jetësor në këtë zone, iu bashkangjit edhe partia politike Alternativa. Thanë se tashmë 23 vjet kjo deponi po i helmon banorët e kësaj ane.
Përveçse një prej ndotësve më të mëdhenj, kjo deponi është shndërruar në rrezik potencial edhe për qytetarët që e shfrytëzojnë rrugën për komunikacion që kalon përskaj deponisë.
“Jam sot këtu që të shpreh indinjatën e thellë ndaj indiferencës së kësaj qeverie, ku bën pjesë edhe partia shqiptare BDI, e cila e kaloi një fushatë duke trumpetuar me flamur të gjelbër, ndërsa gjelbërimin e bëri nocion të panjohur për shqiptarët. Për fat të keq, jo më pak faj kanë edhe autoritetet e Komunës së Likovës, që para dy viteve premtuan ndërtimin e një muri rrethues në këtë deponi, por – siç e shihni – ende nuk ka asgjë prej këtij projekti, edhe pse as kjo nuk do ta zgjidhte problemin. tha Safije Sadiki Shahini.
AlternAtivA i bën thirrje kësaj qeverie, por edhe pushtetit lokal, që qeveriset nga bashkëpartiakë të partisë në pushtet, që urgjentisht dhe pa asnjë shtyrje të ndërmarrin masa dhe ta zhvendosim këtë deponi, në të kundërtën, për çdo pasojë që do të vijojë nga prania e kësaj deponie në këtë zonë, fajin do ta kenë ata dhe vetëm ata, tha pos tjerash Safije Sadiki Shahini.
FATLUM AQIFI
