Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Iseni: Pushteti nuk i siguron dot 80 votat e duhura

02.09.2023 16:54

Opozita shqiptare asesi nuk duhet të heqë dorë nga kërkesa e heqjes së 20 përqindëshit...

Opozita shqiptare asesi nuk duhet të  heqë dorë nga kërkesa e heqjes së 20 përqindëshit, në këmbim të votës së tyre për realizimin e ndryshimeve Kushtetuese,  vlerson politologu Xhenur Iseni. Ai thotë se  sipas të gjitha kalkulimeve,  edhe me votat  e frontit opozitar shqiptar,  pushteti nuk mund t’i sigurojë 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.   
 
Prandaj thotë se do të ishte mirë që të mos hiqet dorë nga kërkesa për 20%, sepse nese vendi antarësohet në BE,  atëherë do të rritet edhe apetiti i Sofjes zyrtare në këtë drejtim e do të jetë shumë vonë për ta rikthyer në vëmendje heqjen e 20% .
 
“Edhe me votat e opozitës shqiptare nuk do të arrihet . Opozita shqiptare duhet të qëndroj stoike ndaj kësaj kërkese,  sepse edhe po që se heqin dorë nga 20% dhe të votojnë ndryshimet kushtetuese,  prap nuk do arrihet ai numër. Prandaj unë mendoj se për opozitën,  këtu flas në gjuhën sportive,  do të jetë një “ penallti”,  që duhet ta shfrytëzojë në favorin e tyre”, u shpreh politologu Xhenur Iseni. 
 
Ndryshimet kushtetuese, Iseni: Më të mundshme, zgjedhjet e parakohëshme
 
Bazuar në të gjitha zhvillimet e fundit në skenën politike, e sidomos në lojen e partisë më të madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Iseni nuk është optimist se shtatori do të jetë muaji i ndryshimeve kushtetuese. Ai shkon edhe më larg, duke prognozuar se në pamundësi që pushteti të mbledhë numrat e nevojshme,  shpetim i vetëm nga ky ngërç politik janë  zgjedhjet parlamentare. 
 
“Shtatori do të jetë i njejt me muajin që po lëmë pas. Përskaj gjithë atyre presioneve diplomatike që i patëm, edhe muaji i ardhëm pritet të mos ndryshojë asgjë, sepse edhe qytetarët sikurse nuk dëshirojnë më të dëgjojnë për zhvillimet politike,  sepse janë të brengosur për probleme egzistenciale. Vlersoj se shumë shpejt,  konkluza e gjithë kësaj situate janë zgjedhjet e hershme,  e jo ndryshimet Kushtetuese”, theksoi Iseni. 
 
Duke komentuar pohimet e pushtetit se do të realizojnë ndryshimet kushtetuese, politologu Iseni përkujton edhe faktin se edhe përkundër presionit ndërkombëtar, VMRO-DPMNE është stoike në qëndrimin e saj për të mos mbështetur të njejtat. 
 
SANIJE DURAKU