Maqedoni

Policia bastis klinikën e onkologjisë, prokuroria: Po sigurojmë prova për një krim të mundshëm

02.09.2023 17:16

Bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup...

Bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Madje janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacione të tjera , të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës, për të vërtetuar nëse dikush nga personeli mjekësor është kyçur në ndonjë rrjet kriminal dhe ka shitur barnat e shtenjtë të pacientëve me kancer.
 
Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe MPB-ja vazhdojnë të ndërmarrin aksione në procedurën parahetuese në Klinikën e Onkologjisë ,nëse pacientët janë viktimë e një biznesi nga persona të caktuar.
 
Pjesëtarë të MPB-së kanë kryer kontrolle në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione të tjera në banesa private në Shkup.Në këtë mënyrë janë sekuestruar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe ekspertizës.
 
Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë të ndërmarrin veprime në procedurë parahetimore, të iniciuar në bazë të pretendimeve në tekste gazetareske të një gazete javore lidhur me punën e Klinikës. Kontrollet bëhen me qëllim sigurimin e provave për të hetuar shenjat e mundshme të një krimi”- thuhet në njoftimin e  Prokurorisë Themelore Publike Shkup.
 
Mexhiti: Mbështes aksionin e policisë dhe prokurorisë
 
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti,ka reaguar përmes një postimi rreth aksionit të djeshëm në Klinikën për Onkologji në Shkup.
 
“Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin” – ka shkruar Mexhiti në rrjetin e tij në facebook.
 
Mickovski: Duhet përgjegjësi penale dhe politike 
 
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski konsideron se krahas përgjegjësisë penale, duhet të ketë edhe përgjegjësi politike për rastin me Klinikën e Onkologjisë.
 
“Për disa muaj prej sot, të gjithë këta persona të cilët janë pjesë e kësaj mafie shëndetësore, e cila ka përfituar në kurrizin e pacientëve të cilët e kanë humbur jetën e tyre, do të nxirren para drejtësisë dhe normalisht që në pajtueshmëri me dëshmitë do të sanksionohen. Duhet të kërkohet edhe përgjegjësi politike për të gjithë ata të cilët kanë qenë në dijeni për gjendjet e këtilla, ndërsa asgjë nuk kanë ndërmarrë në periudhën e kaluar”, u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Ndryshe policia dje kishte aksion që ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta që në vend t’u jepen pacientëve, janë shitur në tregun e zi. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU