Maqedoni
Ura “Belasica”, pjesërisht e hapur për qarkullim të mjeteve
02.09.2023 18:00
Elektranat e Maqedonisë I kanë larguar gypat e djegur për energji për ngrohje në afërsi të urës Bellasica në Shkup...

Elektranat e Maqedonisë I kanë larguar gypat e djegur për energji për ngrohje në afërsi të urës Bellasica në Shkup, ndërsa në afërsi të kësaj ure gjenden edhe gypat e rinjë të cilat duhet të vendosen. Vlenë të përmendet se pikërishtë kjo urë që nga muaji maj kur ishte i përfshirë nga një zjarë ishte i ndaluar për qarkullim.
Vendosja e gypave të rinjë për energji për ngrohje do të varet nga dinamika e punimeve të cilën do ta harton Qyteti i Shkupit, por nga Komisioni Regullativ për energjetik kanë pohuar se nëse këto gypa nuk vendosen deri në fillim të sezonit të ngrohjes, do të ketë shpenzime plotësuese edhe për Ndërmarrjen EEM edhe për Qytetin e Shkupit.
“Unë besoj se Qyteti I Shkupit deri në fillim të sezsonit të ngrohjes do të arrinë ti vendos gypat që mos të kemi probleme plotësuese, por nëse kjo nuk do të ndodhë, atëher në bazë të përllogaritjeve tona ne do të punojmë sikur të funksionojnë këto gypa, dhe harxhimet apo humbjet të cilat do të shkaktohen do ti tarifohen atij subjekti I cili ka vepruar gabimishtë me të njëjtën”, u shpreh kryetari i komisionit regullativ për energjetik Marko Bislimovski.
Për këtë urë me reagim kanë dalë edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të cilët pohojnë se kjo urë është e një rëndësie të veçantë për funksionimin e jetës në Shkup, por edhe është pika kryesore e furnizimit të Shkupit me ngrohjen qendrore, sepse pikërishtë në këtë urë kalonë rrjeti kryesor I furnizimit me energji termike.
“Institucionet përkatëse nuk mund ti vendosin këto gypa për energji termike vetëm për faktin se pushteti lokal I kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe Kryetarja Arsovska nuk I kanë mbaruar punimet e ri-konstruimit, dhe nëse këto punime nuk përfundojnë shpejtë, ekziston reziku që Shkupjanët të mbesin pa ngrohje qendrore, ndërsa kaosi në komunikacion do të vazhdonë të funksionon”, theksoi këshilltarja e LSDM-së në qytetin e Shkupit, Ljubica Jançeva.
Kjo urë edhe pse paraqet rezik për shfrytëzuesit, qytetarët e përdorin si pjesë për kalimin e këmbësorëve, kurse ato të cilët jetojnë në afërsi të kësaj ure seriozishtë ju paraqet problem në funksionimin e jetës së tyre.
“Po ndikon tek ne, sepse po kemi probleme në lëvizje dhe nuk po kemi mundësi të arrimë askund me kohë, dhe çdo ditë po kemi trafik në këtë pjesë të qytetit”, u shpreh qytetari.
“Kjo duhet të përfundojë sa më shpejtë, sepse me të vërtetë është shumë I nevojshëm sepse përpos I lidhë disa lagje të Shkupit, ajo urë na shkurton edhe rrugën deri në punë”, theksoi qytetari.
Ndërsa nga Qyteti I Shkupit kanë dalur me komunikat ku thonë:
“Ura Bellasica do të hapet për qarkullim fillimishtë për automjetet e lehta vetëm në njërin krah, ndërsa krahu tjetër do të lëshohet pasi të përfundojnë punimet ndërtimore nga ana e Kompanisë EEM”, thuhet në komuninakën e qytetatit të Shkupit.
Ura nuk ka dëmtime serioze në konstruksionin e sajë që do ta rezikonte qëndrueshmërin e sajë, qëndron tek raporti I ekspertëve informojnë nga Qyteti I Shkupit.
Është konstatuar se ka vetëm disa dëmtime të betonit në pjesën e jashtme, të cilat janë shkaktuar nga përhapja e zjarrit në gypat për energji termike të cilat menaxhohen nga EEM-ja, e ku kjo kompani duhet ti zëvendëson këto gypa me qëllim që shkupjanët të kenë furnizim me energji për ngrohje.
FITIM KRYEZIU
