Sindikata e pavarur e policëve: Jankullovska të kërkojë falje publike

07.03.2015 18:00

Pas publikimit te audiogjirimeve te nje dite me parë nga LSDM-ja, ku dëgjohet se si ministrja e brendshme Gordana Jankullovska I shpjegon sekretarit të qeverisë Kiril Bozhinovski,se si ajo e shfrytëzon MPB-në për qëllime partiake ka reaguar sindikata e pavarur e policëve...

Nga kjo sindikat kërkojn që Jankullovska që të kërkoj falje publike.

“Duke ia uruar 8 marsin ministres Gordana Jankullovska, ajo ka kohë 24 orë, pra më  9 mars, të zgjedhë kohën dhe vendin, dhe të dalë publikisht e të kërkoj falje për të gjitha ato që i dëgjuam në bisedat telefonike të publikuara. Do t’i kërkojmë të drejtat tona sindikale dhe nuk do të lejojmë që njeriu i parë i ministrisë, të keqpërdorë emra institucionesh, të cilat tregojnë se çfarë kanë vuajtur policët në kohën e zgjedhjeve” – tha Goce Delçev Tode, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

Në njërën prej bisedave të publikuara, Jankulloska pranon se në ditën e zgjedhjeve, zyra e saj në Ministri është shndërruar në shtab të VMRO-së. (Sanije Kasami, TVM2)