Botë
Kinë, mijëra njerëz evakuohen për shkak të stuhisë Soala
02.09.2023 18:44
Stuhua Saola shkatërron Kinën jugore. 900 mijë njerëz janë evakuuar, shumica e kompanive...

Stuhua Saola shkatërron Kinën jugore. 900 mijë njerëz janë evakuuar, shumica e kompanive, shkollave dhe shërbimeve të transportit janë pezulluar në Hong Kong dhe pjesë të tjera të pjesës jugore të vendit.
Stuhia po lëviz përgjatë bregut të Guandong, e shoqëruar me erëra me shpejtësi 17 km/h. Pemë të rënë janë raportuar në disa lokacione. Observatori i Makau ka lëshuar një paralajmërim për uragan.
Në muajt e fundit, Kina është përballur me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytjet më vdekjeprurëse që kanë vrarë dhjetëra njerëz.
