Tetovë, përurohet godina e re e gjimnazit “7 Marsi”

07.03.2015 18:08

Tetova bëhet me dy gjimnaze. Është përuruar godina e re e cila për ndër të ditës së mësuesit do të mbaj emrin ”7 Marsi”...

Në momentin kur disa prej komunave në Maqedoni po përballen me mbyllje të shkollave komuna e Tetovë përkundrazi ballafaqohet me numër të madh të nxënësve dhe ishte e nevojshme të themelohet edhe një shkollë me qëllim të pranimit të nxënësve të Pollogut dhe ngitjes së cilësisë së arsim  në përgjithësi  tha më këtë rast Ministri i Arsimit dhe Shkencës , Abdylaqim Ademi.

“Gjimnazi aktual i Tetovës është shkolla më e madhe aktuale me numër të nxënës, shkolla me numër më të madh të paraleleve jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjërë. Prandaj komuna e Tetovës mori iniciativ për të themeluar edhe një gjimnaz që Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Maqedonisë e përkrahën të njejtën dhe sot jemi këtu për të promovuar subject juridik të ri” – tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.

Vendimi për hapjen e gjimnazit të ri u morë më 26 shkurt të këtij viti nga këshilli komual i Tetovës.

“Bëjë promovimin e një subjekti të ri, shkolla e mesme “7 Marsi”, e cila tanimë ekziston si subjekt juridik pas vendimit të fundit të marrë nga ana e këshillit të komunës, ka qenë jashtëzakonisht sfiduese puna në gjimnazin e Tetovës duke e pasur parasysh faktin që ishte me një numër të madh të nxënësve dhe në këtë ditë të vecantë dëshiroj që të gjithë ne të marim obligime për të ngritur standarte infrastrukturore dhe pse jo edhe standarte të kulitetit për sa i përket shkollave tona” – tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ministri Ademi gjithashtu ka vizituar shkollën fillore “Mosha Pijade”, në Tetove dhe”Përparimi”, në Recicë të Vogël, për të parë se si rrjedhin punimet për ndërtimin e palestrës së sportit.

“Gjithashtu Kjo sallë është pjesë e projektit të 145 sallave që financohen nga Qeveria e RM deri më tani kanë përfunduar 22 salla , janë kompletuar në përfundim të sipërm janë 13 të tjera në mesin e të cilave është edhe kjo, kurse I gjithë projekti duhet të përfundoj në vitin 2018” – tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.

Do të vazhdojnë edhe në të ardhmen investimet në ndërtimin e shkollave të reja për krijimin kushteve më të mira në procesin edukativo arsimor, tha Ademi. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)