Maqedoni
Hekurudhat e Maqedonis: 19 persona suspendohen nga puna, reagon KOSM-ja
03.09.2023 16:13
19 persona të punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë kanë pranuar vendim...

19 persona të punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë kanë pranuar vendim për suspendim nga puna por Konfederata e Organizatave të Sindikatës e Maqedonisë, kanë reaguar dhe kanë dyshymet e saja në shpjegimin për largimin e tyre nga puna.
“A mund të paramendoni lëshohen vendime për suspendim nga puna për kërkesa të thjeshtë, pra vetëm pse kanë lëshuar deri tek drejtoria kërkes që tju lëshohet paga, edhe atë pjesa e dytë e pagës për muajin Korrik, pra nuk po flasim për muajin gushtë, kjo është një absurditet I llojit të vet”, u shpreh kryetari i konfederatës Marjan Risteski.
Por nga drejtoria e kësaj ndërmarrje kanë dhënë shpjegim se të njëjtit kanë marrë këto vendime për suspendim sepse kanë refuzuar që ti kryejnë obligimet e tyre të punës.
“Këto vendime për suspendim I kanë pranuar në bazë të asaj se të njëjtit kanë refuzuar I kryejenë detyrat e tyre të punës, dhe të njëjtit janë thirur në bojkot, ndërsa bojkoti nuk pranohet ligjerishtë, prandaj të gjithë ata të cilët do të refuzojnë të kryejnë detyrat e tyre të punës do të marrin vendime të tilla për suspendim”, theksoi drejtori i hekurudhave Zuli Demiri.
Por nga Konfederata e Organizatave të Sindikatës e Maqedonisë I kanë bërrë apel ndërmarjes në fjalë, por edhe Qeverisë që të njëjtit të ulen dhe të intervenojnë në zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit të tyre.
“Apelojmë që të ulet topi, të qetësohen gjakrat, ose në të kundërtën ne si Konfederatë kemi sjellur vendim që ta shfaqim revoltën tonë, por jemi duke e diskutuar vetëm vendim dhe mënyrën se si do të realizohet kjo, a do të jetë kjo përmes protestave, apo përmes bllokadave, prandaj nesër kërkojmë që kjo situatë të zgjidhet”, u shpreh kryetari i konfederatës Marjan Risteski.
Por nga ndërmarrja kanë pohuar se të hënën kanë lënë një takim me përfaqësuesit e Qeverisë.
“Nesër kemi një takim me përfaqësuesit e Qeverisë, që të mund të marrin një shumë të hollave si huamarrje, e më pastaj për një kohë të shkurtë të njëjtat do ti sigurojmë edhe do ti kthejmë, dhe për këtë do të jeni të informuar, por edhe punëtorët do të jenë të paguar”, theksoi drejtori i hekurudhave Zuli Demiri.
Për shkak mungesës së vozitësve të maqinerisë së hekurudhave, sot trenat e Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut nuk kanë udhëtuar.
FITIM KRYEZIU
