Kumanovë, aktivitete të shumta për Ditën e Arsimit Shqip
7 Marsi – Dita e Arsimit Shqip, në Kumanovë e Likovë , sot, u shënua me një sërë aktivitetesh...

Manifestimi qendror u mbajt në praninë e nxënësve, mësimdhënësve , prindërve e qytetarëve të tjerë. Referat mbi rëndësinë e kësaj dite, paraqiti kryetari i SHASH “ Naim Frashëri”, Samet Jahiu , i cili ndër të tjera tha.
Me këtë rast, mirënjohje iu ndanë arsimtarëve të dalluar si dhe nxënësve fitues në gara spiortive si dhe në konkursin letrar. Manifestimi u pasurua edhe me program kulturo zbavitës.
Vlen të theksohet se Dita e Arsimit Shqip për herë të parë u festua edhe në shkollën multietnike “ Toli Zordumis” , me çrast nxënësit shqiptar para nxënësve dhe prindërve të tyre shfaqën një program të pasur kulturo-zbavitës. (Nexhati Aqifi, TVM2)
Për më shumë ndiqni video materialin në linkun në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/55538/kumanove-aktivitete-te-shumta-per-d...
