Maqedoni
Rasti në Onkologji, Kovaçevski: Kemi dëgjuar për akuzat, tani vepruam
03.09.2023 16:35
Akuzat janë të tmerrshme,por nuk duhet të sulmohen të gjithë mjekët dhe infermierët...

Akuzat janë të tmerrshme,por nuk duhet të sulmohen të gjithë mjekët dhe infermierët për rastin e Onkologjisë, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai e përshëndeti aksioni e MPB-së dhe prokurorisë dhe tha se për këto akuza është dëgjuar 20 vitet e fundit, por është hera e parë që ndërmerret një aksion i till.
“Bëhet fjalë për akuza që janë të tmerrshme, që nuk guxojnë të ndodhin dhe për të cilat akuza kemi dëgjuar 20 vitet e fundit,por kjo është hera e parë që është kryer aksion kaq i madh për identifikimin e autorëve të mundëshëm për akte të tilla. Ju ftoj ,që të mos bëni bujë dhe të sulmoni të gjithë mjekët dhe infermierët në vend, sepse pjesa dërrmuese e personelit mjeksorë janë njerëz dhe kuadër i jashtëzakonshëm, të cilët kujdesen për shëndetin e popullatës.Disa duan të krijojnë një pasqyrë për përfshirjen e personave të caktuar, varësisht përkatësisë së tyre, ajo që mund të them është se ky lloj krimi është multipartiak, multietnik dhe multikulturorë”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE: Ka dy vite që kemi paralajmeruar
Nga VMRO-DPMNE, thonë se për këtë kanë dy vite që paralajmërojnë, por vetëm tani është hapur hetimi paraprak.
“Rreth dy vjet më parë VMRO-DPMNE paralajmëroi për atë që tani është temë aktuale dhe rreth gjashtë muaj më parë mediat filluan të merren me këtë temë.Pra, MPB-së dhe ministrit Oliver Spasovski iu desh shumë kohë për të reaguar dhe vetëm me hetim paraprak.Theksojmë se edhe pse kanë ditur për ngjarjet nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.Shkarkimi i drejtorit të Klinikës nuk është masë. Përveç çorientimit të publikut, nuk ka asnjë masë për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat mund të rezultojnë me humbje të jetëve njerëzore”, theksoi anëtari i komisionit për shëndetësi nga VMRO-DPMNE, Lazo Jovçeski.
Gjithashtu nga VMRO-DPMNE, kërkojnë të zbulohet se kush i ka nxitur autorët të veprojnë dhe në xhepat e kujt kanë përfunduar këto para?Rasti në Onkologji , ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta nga spitali, të cilat në vend t’u jepen pacientëve që vuajnë nga kanceri, janë shitur në tregun e zi.
FARIJE DAUTI BAKIU
