Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Procesi do të përfundoj me sukses
03.09.2023 17:19
Kryemionistri I vendit Dimitar Kovaçevski ka pohuar se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë...

Kryemionistri I vendit Dimitar Kovaçevski ka pohuar se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë, por nuk dha shpjegime se si do të realizohet, dhe si do ta bind VMRO-DPMNE-në që edhe bullgarët të jenë pjesë e preambulës.
Kovaçevski ftoi të gjithë deputetë që ta përkrahin rrugën europiane të vendit, sepse ky është obligim I tyre, sepse pa integrimin e vendit tonë në BE, RMV nuk ka ardhmëri dhe prosporitet ekonomik.
Kryeministri morri shembullin e udhëheqjes 11 vjeçare të VMRO-DPMNE-së me vendin, e cila edhe për skaj tentativave të saja për rritje të ekonomisë ajo nuk arriti këtë ta bënë, e as të krijon ndonjë alternativë apo sulucion tjetër.
“Qeverisja e VMRO-DPMNE-së e provoi të kenë një alternativë tjetër për rritjen ekonomike dhe cka arriti, asgjë. Kishim 2 për qind rritje të Bruto Prodhimit Vendor, në 3 për qind inflacion, ky ishte rezultati I tyre. Thonë se ka pasur investime, ja po I shohim investimet, kur po vini në pres konferencat e Qeverisë po shihni ndërtesave si po u bie stiropoli, gjysma e bodrumeve janë të mbushura me ujë, shihni teatrin pikon I njejti nga të gjitha anët, dhe cka mbeti nga ajo kohë, vetëm përmendoret, dhe cka mësuam nga ato përmendore, se të njëjtat kanë kushtuar dhjetra herë më shumë sesa realishtë kushtojnë”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Por nga VMRO-DPMNE-ja mbeten në qëndrimin e tyre tanimë të njohur se ndryshime kushtetuese nën ndikimin bullgarë nuk do të ketë, nga kjo parti pohojnë se Qeveria e ka humbur kretibilitetin dhe legjitimitetin, e ka shkatëruar rrugën europiane sepse ka pranuar të realizohen ndryshime kushtetuese të cilat nuk pranohen nga populli, ndërsa zgjedhjen nga VMRO-DPMNE-ja e shohin vetëm në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme пarlamentare.
Të përzgjedhurit e popullit të martën kthehen në Kuvend, por akoma mbetet enigmë se kur do të caktohet seanca për votimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa më 18 gushtë debati për të njëjtën kishte përfunduar, por sipas Kryeministrit Kovaçevski ajo seancë do të caktohet kur të sigurohen 2/3 e nevojshme në Kuvend.
FITIM KRYEZIU
