Botë

Stuhia në Nevada, humb jetën një person në festival

03.09.2023 18:25

Rreth 70 mijë njerëz janë bllokuar në festivalin Burning Man në Nevada...

Rreth 70 mijë njerëz janë bllokuar në festivalin Burning Man në Nevada pasi një stuhi e shndërroi peizazhin e shkretëtirës në një pellg të madh balte.
 
Rrugët hyrëse dhe dalëse janë të mbyllura. Ka nisur hetimi për vdekjen e një personi.
 
Meteorologët po parashikojnë më shumë shi dhe zyrtarët kanë vlerësuar se do të duhen ditë përpara se toka të thahet mjaftueshëm që njerëzit të largohen.
 
Ngjarja është menduar të zgjaste deri më 4 shtator.