Sportet E Tjera
Volejboll, Maqedonia e V. luan në 1/8 e finales?
03.09.2023 17:32
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në volejboll për meshkuj ka shënuar fitoren e dytë...
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/vvvvv.jpg)
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në volejboll për meshkuj ka shënuar fitoren e dytë në evropianin që po mbahet në katër qytete në po aq shtete, ndër të cilët edhe në Shkup.
Volejbollistët më të mirë të vendit, të shtunën mbrëma me rezultatin 3:0 në seta e mundën Malin e Zi.
Këta nuk kanë shum kohë për pushim pasi që sonte me fillim në ora 20:00, do të përballen me kombëtaren polake e cila është favori për të fituar Grupin “C”.
Polonia po ashtu është favorite për të fituar medalje në këtë evropian, e cila ka edhe titullin e kampionit të botës. Teoretikisht kualifikimi në 1/8 e finales ende nuk është siguruar, krahas faktit se në krye të renditjes me nga 6 pikë janë Polonia, Maqedonia e Veriut nga dy ndeshje si dhe Holanda që ka po aq pikë vetëm nga 3 ndeshje të luajtura. Pason Çekia me 3 pikë nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa pa pikë nga dy ndeshje të luajtura janë:- Mali i Zi dhe Danimarka.