Futboll

Cikalleshi shënon, Konyaspori fiton

03.09.2023 17:44

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi ka realizuar golin e fitores për Konyasporin...

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi ka realizuar golin e fitores për Konyasporin në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Turqisë.
 
Ai shënoi gol të bukur në minutën e 53-të për fitoren 1:0 ndaj Bashakshehirit.
 
Në katër ndeshje këtë edicion, Cikalleshi ka realizuar tre gola. Konyaspori ka grumbulluar tetë pikë. Ka shënuar dy fitore e ka marrë dy barazime.