Formula 1

Formula, Verstapen fiton Çmimin e Madh të Italisë

03.09.2023 18:17

Piloti i skuderisë së Red Bull, Maks Verstapen në garën për Çmimin e Madh të Italisë...

Piloti i skuderisë së Red Bull, Maks Verstapen në garën për Çmimin e Madh të Italisë të zhvilluar në Monca, ka shënuar fitoren e tij të dhjetë me radhë që paraqet record.
 
Kjo për Verstapen ishte fitorja e 12 sezonale apo e 47-ta në karrierën e tij, pas së cilës ka rritur avantazhin në renditjen e përgjithshme të pilotëve.
 
Ndryshe Red Bull është skuderia e parë në historinë e Formula 1, që ka shënuar pesëmbëdhjetë fitore me radhë. Pas Verstapenit, në podium u ngjitën Serhio Perez, po ashtu me Red Bull, ndërsa i treti ishte piloti i Karlos Sainc. Gara e ardhshme e Formula 1 do të zhvillohet me 17 shtator për Çmimin e madh të Singaporit. 
 
FORMULA 1 – GP MONZA
 
Max VERSTAPPEN                                  1:12:13.618
Sergio PEREZ                                                +7.686
Carlos SAINZ                                                 +11.674
Charles LECLERC                                         +12.119