Maqedoni

Tajvani goditet nga tajfuni Haikui

04.09.2023 10:39

Më shumë se 30.000 shtëpi në Tajvan kanë mbetur pa energji elektrike...

Tajvani është goditur nga tajfuni Haikui dhe si pasojë e stuhisë u mbyllën shkollat dhe bizneset, ndërkaq u anuluan pothuajse të gjitha fluturimet.

Tajvani anuloi 208 fluturime brenda vendit dhe autoritetet lejuan vetëm disa fluturime të zhvilloheshin. Ndërkaq, 23 fluturime ndërkombëtare u anuluan, tha Administrata e Aeronautikës Civile. Stuhia la pa energji elektrike mbi 240,000 amvisëri, por autoritetet thanë se mbi 34,000 shtëpi vazhdojnë të mos kenë rrymë, shumica e të cilave gjenden në qarkun lindor të Taitungut. Autoritetet raportuan se pesë persona janë lënduar nga tajfuni, ndërkaq ende nuk është konfirmuar nëse një person i vdekur, që u gjet buzë një rruge në Taitung, vdiq si pasojë e stuhisë.