Maqedoni

Shkup, protesta për rastin në Klinikën e Onkologjisë

04.09.2023 11:23

Qytetarë të revoltuar për rastin në Klinikën e Onkologjisë kanë paralajmëruar protesta....

Qytetarë të revoltuar për rastin në Klinikën e Onkologjisë kanë paralajmëruar protesta. Siç është paralajmëruar, protesta do të nisë në ora 18:00 para Qeverisë, e më pas do të vazhdojë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç shtojnë organizatorët e protestës, kërkohet përgjegjësi nga ish-ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe, Bekim Sali, ministri aktual Fatmir Mexhiti, nga deputetët Ilir Hasani dhe Maja Manoleva, nga ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Irina Sotirova Buhova dhe aktualja, Renata Mlladenovska, si dhe nga ish-drejtori organizativ i Klinikës, Nehat Nuhi.