Botë
Pas tensioneve në Veri, Kurti dhe Vuçiq do takohen nën ndërmjetësimin e BE-së
04.09.2023 12:07
Pas një periudhe tensionesh në veri dhe përplasjes në distancë me një retorikë të ashpër...

Pas një periudhe tensionesh në veri dhe përplasjes në distancë me një retorikë të ashpër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen me 14 shtator në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimin e ka konfirmuar kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak në Bled kishte takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, u bisedua për përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, me përqendrim te normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të 3 qershorit. “Po ashtu kam ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak në facebook.
Nga Bledi, Lajçak udhëtoi për në Beograd, ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kemi biseduar në detaje për përpjekjet për ulje të tensioneve dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ua kam kujtuar të dy liderëve se të gjitha marrëveshjet e dialogut mbesin valide dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet zbatuar plotësisht dhe pa kushte apo vonesa.”, shkoi Lajçak, pas takimit me Vuçiqin.
