Maqedoni
BDI: Të zbardhen dyshimet në Klinikën e Onkologjisë
04.09.2023 12:55
Për skandalin në Klinikën e Onkologjisë kanë reaguar edhe nga BDI...

BDI përkrah tërësisht aksionin e realizuar ditë më parë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria dhe fton institucionet që hetime të tilla të zhvillohen edhe në klinikat dhe institucionet tjera.
Këto pretendime përfshijnë njerëz të involvuar ndër vite dhe ndër administrata, prandaj partitë politike duhet të qëndrojnë larg nga hetimet dhe mos t’i kompromitojnë ato, por t’i përkrahin pa rezervë.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe mos të keqpërdoret për qëllime politike në momentin që vendi gjendet para një tjetër sfide të rëndësishme. BDI gjithashtu apelon që mos të linçohet i tërë personeli mjekësor, të cilët janë në krye të detyrës dhe shpëtojnë jetë çdo ditë.
