Maqedoni

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

04.09.2023 13:13

Tërmet me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike është ndjerë këtë mëngjes në ora 9 e 31 minutë në Dellçevë....

Tërmet me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike është ndjerë këtë mëngjes në ora 9 e 31 minutë në Dellçevë, Trabotivishte dhe rrethinë, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.
 
Epiqendra e tërmetit ka qenë 140 kilometra në lindje të Shkupit, në Bullgarinë fqinje, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.3.