Botë

Rusia sulmon me dronë portin në Odesa

04.09.2023 13:33

Rusia ka sulmuar me dronë një port të madh ukrainas prej ku eksportohen drithërat...

Rusia ka sulmuar me dronë një port të madh ukrainas prej ku eksportohen drithërat. Si pasojë e sulmit, flakët kanë përfshirë depot dhe kanë shkaktuar dëme të tjera, thanë nga Ukraina, disa orë para takimit të presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Rexhep Taip Erdogan.

Sulmi me dronë që zgjati për tre orë e gjysmë goditi portin Izmail në rajonin e Odesës. Dronët sulmuan depot dhe ndërtesat e prodhimit dhe si pasojë e sulmit, nga zjarri u përfshinë edhe disa ndërtesa civile, tha guvernatori i rajonit të Odesës.
 
Putin dhe Erdogan do të takohen të hënën, më 4 shtator, në Soçi, përderisa Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara po synojnë të ringjallin marrëveshjen për eksportin e drithërave ukrainase, pakt që kishte ndihmuar në lehtësimin e krizës ushqimore globale. Turqia ka thënë se këto bisedime janë vitale për marrëveshjen.